Nje qiell i pastër rrallë shihej vite më parë në një stinë pranvere të mos nxinte nga grupet e vargjet e dallëndysheve.

Prej vitesh, ky shpend që dikur ishte aq masiv saqë sipas tij quheshin edhe shumë njerëz, është larguar në mënyrë të çuditshme nga qiejt e qyteteve tona.

Arsyet, mbeten ende mister. Dikur ky shpend kaq i dashur dhe fatndjelles per njerezit konceptohej edhe si nje ogur i mire nese emri i saj i dedikohej nje femije, te porsalindur. Dallendyshes, gjyshja e saj ia ka vendosur ne nje kohe kur dallendyshet popullonin foletë në shtëpinë e saj të vajzërisë.

“Kam lindur ne pranvere dhe ne shtepi kemi patur shume dallendyshe qe vinin cdo vit”, shprehet ajo. Tashmë e rritur, Dallëndyshja është martuar dhe ka fëmijë. Vajza e saj e vogël, e lindur pas viteve ‘90, ka dëgjuar për dallëndyshet vetëm në tekstet shkollore, por ajo kurrë nuk i ka parë realisht si duken zogjtë sipas të cilëve quhet nëna e saj.

Por cilat janë arsyet pse këta shpendë dikur kaq të përhapur nëpër Shqipëri, kanë braktisur qytetet tona të mëdha. Haki Zoto specialist i shpendeve dhe gjitareve shpjegon se urbanizimi, masiviteti i populsise, ndotja e ambjentit në një farë mënyre e kane zemeruar kete shpend duke e shtyrë atë të kërkojë zona më të qeta, periferitë, zonat rurale, sa më larg shqiptarëve të sotëm që mesa duket janë bërë të padurueshëm edhe për zogjtë.

Po ku mund të kenë emigruar dallëndyshet e Tiranës? Pak kilometra larg qendrës së zhurmshme gjetëm strehët e dallendysheve, ne terrene te hapura prane ujrave, fermave te banueshme si dhe ndertesave ku folezojne. Folete i ndertojne ne streha apo ne brendesi te ndertesave ku kane mundesi te hyjne nepermjet nje dere ose dritareje te hapur.

Zakonisht dallendyshja rikujton folene qe ka ndertuar nje vit me pare, por nese shtepia e saj i shkaterrohet ajo nuk kthehet me apo nuk tenton te ndertoje me, keshtu sic ka ndodhur edhe ne banesen e nje zonje. “Ia prisha folene sepse bente pis, pastaj leva shtepine dhe nuk ka ardhur me. Jam e shqetesuar se ajo te sjell mbaresi, po erdhi nuk do ia prish me folene”, shprehet ajo.

Ne kerkim te ushqimit, dallendyshja fluturon ne lartesi te vogla ajrore, duke u ushqyer me insekte te kapura ne fluturim shpesh mbi lendina, fusha ose uje. “Ka aftesine nga te gjithe shpendet e tjere, te qendroje dhe shtegetoje gjate ne ajer. Kur ikin, grumbullohen ne tufe dhe therrasin njera-tjetren”, thekson Haki Zoto.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA