Spitalet, sa shume probleme

20/05/2010 15:50

Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetsor nxjerr ne pah mangesite e te gjithe spitaleve ne vend ,nje pjese e te cileve nuk justifikojne funksionin per te cilin jane ngritur.

Sipas drejtoreshes se ISKSH-se, Elvana Hana, aktiviteti i tyre eshte ne nivelin e sherbimeve ditore si urgjenca, vizita ambulatore, mungesa te aparaturave, mosdhenie e sherbimeve te percaktuara ne pakete etj.

Ne spitalin rajonal te Tepelenes salla e kirurgjise nuk funksionon pasi nuk ka mjeke specialiste, nderkohe qe ne Gjirokaster salla eshte e amortizuar. Sipas Hanes kerkohet fuqizimi i spitaleve rajonale dhe nga ana tjeter disa spitale ne nivel bashkie te kthehen ne qender shendetesore, ku mund te ofrojne sherbim urgjence, mikro-kirurgji dhe disa sherbime te tjera pasi ato nuk justifikojne fondet qe u akordohen.

Top Channel