SHBA, shefes së protokollit nuk i mbajnë këmbët…

20/05/2010 16:55

Dreka e organizuar nga cifti presidencial amerikan në nder të ciftit presidencial meksikan, nuk ka kaluar si përherë, në monotoninë e fjalëve apo gjesteve zyrtare.

Protagoniste në pritjen e Obama-ve ka qënë Shefja e Protokollit të SHBA-se, Capricia Penavic Marshall. Gjatë momentit që Barack dhe Michelle ishin në pritje të presidentit Felipe Calderon dhe bashkëshortes Margarita Zavala, Shefja e Protokollit është rrëzuar në shkallët e Shtëpisë së Bardhë.

Cifti presidencial u ka kërkuar gazetarëve të mos e publikojnë foton, por rrëzimi “elegant” nuk mund të fshihej nga media. Cka ra në sy ishte fakti se as Barack dhe as Michelle nuk kanë shkuar ta ndihmojnë zyrtaren e lartë, e cila është ngritur me shpejtësi sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Top Channel