Rama niset drejt Strasburgut

20/05/2010 09:00

Mengjesin e sotem kryetari socialist Edi Rama eshte nisur per ne Strasburg ku pritet te behen negociatat mes pozites dhe opozites per nje marreveshje qe do zgjidhe krizen politike ne Shqiperi.

Rama eshte nisur per ne Strasburg rreth ores 6:00 te mengjesit, i shoqeruar edhe nga deputetet socialiste Taulant Balla, Vasilika Hysi si dhe pjestare te stafit te tij.

Dy perfaqesite e se majtes dhe te djathtes shqiptare do takohen se bashku me ndermjetesimin e faktorit nderkombetar qe po ushtron presion maksimal per gjetjen e nje zgjidhjeje te kesaj krize qe ka mberthyer vendin menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te 28 qershorit.

Top Channel