Karikaturat e profetit, mbyllen FB e YouTube në Pakistan

20/05/2010 17:50

“Black out” blogjesh në Pakistan ku autoritetet kanë urdhëruar bllokimin e Facebook dhe YouTube, dy nga faqet më të klikuara në vend.

Kjo ka ndodhur për shkak të disa karikaturave të profetit Muhamed. Këto faqe janë akuzuar për blasfemi nga një gjykatë në Lahore. Urdhri për mbylljen e përkohshme u dha nga Autoriteti Pakistanez i Telekomunikacionit pas vendimit të gjykatës.

Linku i Facebook në të cilin ftoheshin njerëz të publikonin karikatura, është cilësuar sakrilegj dhe ishte bllokuar më parë nga furnizuesit e shërbimeve të internetit por disa ilustrime satirike ishin shkarkuar nga YouTube.

Top Channel