Cmontimi i greves, hiqen cadrat

20/05/2010 15:10

Ne cadren e ngritur para kryeministrise, per 19 dite rresht eshte zhvilluar nje greve e paprecedent ne historine e politikes shqiptare, ku 22 deputete dhe 180 qytetare te thjeshte u ngujuan ne kerkim te asaj, qe opozita e quante, beteje per transparence te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Zhvillimet me te medha politike te 19 diteve te fundit kane ndodhur te gjitha perreth kesaj cadre, qe eshte ndjekur thuajse 24 ore ne 24 nga mediat shqiptare por edhe ato te huaja.

Opozita shqiptare zgjodhi ne menyre te papritur kete forme te sakrifices ne 30 prill, menjehere pas protestes se madhe te zhvilluar ne bulevard. Vendimi i menjehershem vuri ne pune punetore te shumte, te cilet ne nje kohe te shkurter ngriten strehen, ku u ngujuan 202 persona. Jane serish ata punetore qe kane cmontuar cadren e greves duke rikthyer bulevardin ne gjendjen e meparshme.

Tashme topi ka kaluar ne Strasburg, ku aktoret kryesore ne vend te drejtuar nga arbitrat nderkombetare do perpiqen te terheqin fitoren nga skuadra respektive.

Top Channel