Berisha udheton drejt Strasburgut

20/05/2010 13:10

Kryeministri Sali Berisha udheton drejt Strasburgut per te marre pjese ne nje darke pune te ndermjetesuar  nga nderkombetaret, ku i pranishem do te jete edhe kryetari i opozites Edi Rama.

Berisha shoqerohet nga shefi i kabinetit, Oert Bylykbashi dhe pjesetare te tjere te maxhorances.
 
Nisja e Berishes eshte bere me disa minuta vonese, per shkak te impenjimeve te kryeministrit gjate paradites. Ne momentin e mberritjes se Berishes ne aeroport eshte vene re prani e shtuar e forcave te rendit.

Takimi i Strasburgut organizohet rreth ores 20:30 per gjetjen e nje zgjidhjeje te krizes qe ka mberthyer vendin menjehere pas zgjedhjeve te pergjithshme.

Top Channel