Berisha-Rama, tek “Crocodile” ne oren 20:30

20/05/2010 19:45

Kryeministri Sali Berisha dhe lideri i opozites Edi Rama do te ulen ne oren 20:30 ne nje tryeze ne restorantin “Crocodile”, ne Strasburg, ne pranine e Komisionerit Evropian te Zgjerimit, Shtefan Fyle.

Rama dhe Berisha do shijojne kuzhinen lokale, duke e nisur darken me melcine e pates, per te vazhduar me pas me mishin e vicit. Ne tryeze do kete vere, por edhe nje plan me 5 pika, per te cilin nuk eshte dhene ende drita jeshile nga kryeministri Berisha.

Ne plan kerkohet dhenia e shumices te komisionit hetimor parlamentar opozites, i cili duhet te kete te drejte te hetoje te gjitha materialet zgjedhore.

Nese komisioni do te vereje parregullesi ne materialet zgjedhore, atehere ai do te kerkoje nje opinion nga Komisioni i Venecias, nese te hapen apo jo kutite e votimit.

Top Channel