Treni elektrik, reagon Poci

19/05/2010 15:50

Ish-ministri socialist i Transporteve Spartak Poci ka reaguar ndaj Ministrise se Transportit, e cila e fajeson ate si pergjegjes direkt per denimin e Shqiperisë nga Gjykata Nderkombetare e Arbitrazhit ne lidhje me ceshtjen e trenit elektrik Tirane- Durres.

Sipas ministri aktual Olldashi ,  i cili  ka ngritur edhe nje padi ne gjykate, ish-ministri Poçi ka kerkuar zyrtarisht zbatimin e menjehershem te nje pjese te kontratës per trenin, ne kundershtim me ligjin dhe pa marrë ratifikimin ne kuvend te marreveshjes se huase. Por Poci sqaron se periudha per te cilen ben fjale kallezimi eshte koha kur ka qene ne mes te hartimit te kontrates dhe jo zbatimit te saj.
 
Gjykata e Arbitrazhit në Romë ka vendosur në favor të kompanisë amerikane, duke e dënuar Shqipërinë me 12 milionë euro gjobë per shkak te prishjes se njeanshem te kontrates. Sipas ish-ministrit Poci, faji kryesor per kete humbje i mbetet qeverise aktuale.

Odiseja e cështjes gjyqësore mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë amerikane nisi që në vitin 2005, pasi qeveria demokratike e sapoardhur në pushtet prishi në mënyrë të njëanshme kontratën 70 milionë dollarëshe për ndërtimin e trenit të ashtuquajtur elektrik Tiranë-Durrës.

Top Channel