Tjetër grevist largohet nga çadra

19/05/2010 14:50

Ardian Prifti është grevisti i radhës që në ditën e 19-të ndërpret protestën dhe dërgohet me urgjencë në spital, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Prifti, 41-vjec nga Tiranë është transportuar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare.

Për ndihmë spitalore janë dërguar gjithsej 66 protestues, ndërsa të tjerë priten të lënë cadrën për shkak të kushteve të rënda shëndetësore.

Gjatë ditës së sotme kanë ndërprerë protestën 4 qytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste, si edhe deputeti Eltar Deda.

Top Channel