Te porsalindurit mesojne edhe ne gjume

19/05/2010 17:20

Qe ne diten e pare ose te dyte te jetes fillon proçesi i te mesuarit dhe truri i te vegjelve eshte si nje laborator i palodhshem, aq sa mund te vazhdoje te perpunoje informacione edhe gjate gjumit.

Aprovimi ka ardhur nga shkencetaret e Universitetit te Florides, qe kane kryer prova mbi reagimet e 26 femijeve te porsalindur gjate gjumit, duke verifikuar ekzistencen e nje aktiviteti celebral domethenes edhe ne oret e pushimit.

Studiuesit u kane vene te vegjelve te degjojne muzike dhe me pas kane fryre lehte ne syte e tyre te mbyllura.

Kur pas 20 minutash e njejta melodi u eshte vene femijeve, 24 prej tyre kane shtrenguar syte ne menyre instiktive.

Vogelushet kishin mesuar edhe gjate gjumit se si te reagonin ndaj nje eksperience te tyre te meparshme.

Top Channel