Shqiperia, ne 93 foto

19/05/2010 16:35

Nje ekspozite eshte hapur ne Berlin, me 93 foto nga Shqiperia. Jane pamje qe tregojne realitetin shqiptar dhe qe jane shkeputur me kujdes nga  Fatos Baxhaku gjate rrugetimeve te tij neper Shqiperi.

“Ideja nuk ishte e imja, por e mikut tim Desiati dhe kolegeve qe me nxiten per kete ekspozite. E prita me droje dhe mosbesim, sepse une nuk jam fotograf profesionist, por pashe se te vena ne kornize dhe te printuara, dicka ishte bere”, u shpreh Baxhaku.

Xhuzepe Desiati, nje njohes i mire i gjuhes shqipe, mbeti i mahnitur jo vetem nga reportazhet e permbledhura ne librin ‘Gur’, por edhe nga fotografite.Ai kembenguli qe te hapej nje ekspozite ne qilarin e librashiteseve ne Berlin, aty ku ftohen dhe ekpozohen romanet e shkrimtareve te njohur,si Orhan Pamuk e Bunter Gras.

Baxhaku tregon se kjo pjese e Shqiperise e percjelle ne kete forme e beri te ndihet krenar si shqiptar dhe jo si autor i ketyre fotove.

“Ne ekspozite erdhen edhe njohes shume te mire te Shqiperise, por permes fotove ato njohen nje Shqiperi tjeter, qe i kuriozoi per t’u rikthyer edhe njehere dhe per te pare keto zona larg qendrave te medha. Fakti qe nje pjese e Shqiperise eshte ne nje prej zonave me te kulturuara te Berlinit, me ben te ndihem krenar si shqiptar”, u shpreh Baxhaku.

Ne ‘qilarin e librashitesve’, ashtu sic e kane nisur ta quajne kete vend qe pas viteve 50-60 atehere kur shkrimtaret mblidheshin ne kete vend per te pire kafe dhe per shkruajtur, fotografite e Baxhakut do te qendrojne te ekspozuara deri me 3 korrik. Kjo ekspozite qe mban firmen e Fatos Baxhakut eshte nje ure komunikimi mes kulturave te dy vendeve tona.

Top Channel