Phoenix, shkarkohet murgesha, lejoi abortin

19/05/2010 09:45

Murgesha amerikane Margaret McBrid, anëtare e komisionit etik në një spital të Phoenix është shkarkuar nga kjo detyrë pasi autorizoi një abort tek një paciente e sëmurë.

Ndërhyrja u cilësua e nevojshme nga mjekët për të shpëtuar jetën e gruas por pëshkopi Thomas Olmsted nuk e ka pranuar dot vendimin e murgeshës. Gjithcka ndodhi në “St. Joseph’s Hospital” dhe sipas një komunikate të dioqezës, murgesha që pranoi abortin si një normë të pranusheme nga doktrina e Kishës.

Bashkë me murgeshën janë shkarkuar nga detyra edhe të gjithë personat e tjerë që kanë lidhje me abortin. Ky është një nga spitalet më të rëndësishëm dhe më të vjetër të Phoenix. Pacientja ishtë shtatzanë në javën e 11-të dhe vuante nga një sëmundje në mushkëri që po rëndohej nga java në javë.

Top Channel