Monedha ari me portretin e Nene Terezes

19/05/2010 21:30

Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes, qeveria shqiptare ne bashkepunim me Banken e Shqiperise do te emetoje nje sasi monedhash me portretin e humanistes se madhe shqiptare, me fame nderkombetare, e nderuar me cmimin Nobel.

Sipas kryeministrit Berisha, ajo qe e ben te vecante kete emetim eshte se monedhat do te jene prej ari dhe argjendi.

“Me rastin e 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes, qeveria te prese me fondet e buxhetit nje sasi monedhash floriri dhe argjendi me portretin e saj. Duhet te nisim shume shpejt procedurat dhe natyrisht, do te jete Banka e Shtetit qe do te permbushe prerjet, sikunder metali me vlere do te blihet nga qeveria. Ky vendim nuk e prek rezerven, pasi ajo nuk preket, por qeveria mund te bleje ne treg, kundrejt vleres, metalin e çmuar dhe duhet te organizohet dizenjoja”, ka deklaruar Berisha.

Monedha e pare prej ari, me vlere nga 1 ne 500 franga, u emetua ne kohen e Ahmet Zogut ne vitin 1927, por ato dhe cdo emetim tjeter prej ari apo argjendi u nxoren nga qarkullimi me vendim te qeverise komuniste ne vitin 1946 dhe ne te shumten e rasteve u konfiskuan nga regjimi.

Pas rezimit te regjimit komunist, per here te pare dhe te vetme, Banka e Shqiperise emetoi 3 mije monedha ari ne vitin 2000, me rastin e 500 vjetorit te statujes se Davidit, kryevepres se skulptorit italian Mikelanxhelo.

Top Channel