LSI: Gati te negociojme per krizen

19/05/2010 19:55

Pas shfaqjes pak dite me pare te zevendeskryeministrit Ilir Meta ne rolin e perfaqesuesit te mazhorances ne diskutime per krizen politike, LSI shpreh serish gatishmerine per te bere negociatorin e bisedimeve.

Drejtues te kesaj partie thane sot se zgjidhja duhet te vije permes bisedimeve pasi greva tregoi se nuk ka mbeshtetjen e nderkombetareve.

“Zgjidhja nuk mund te vije prej rruges, kercenimit apo dhunes. Kthimi ne Kuvend do t’i kthente palet ne dialog. Ne keto dite greve urie nuk ka institucion nderkombetar qe te jete shprehur ne mbeshtetje te greves. LSI eshte e gatshme te kontribuoje per zgjidhjen e krizes”, ka deklaruar eksponenti i LSI, Luan Rama.

Top Channel