Greva, tre protestues të tjerë në spital

19/05/2010 12:40

Tre grevistë të tjerë janë dërguar me urgjencë në spital, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore.

Gentian Kurishta 37-vjec, Armando Xhafa 27 vjec dhe Robert Lili janë transportuar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Shkon në 65 numri i grevistëve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë të specializuar mjekësore, jashtë cadrës-spital, të ngritur para selisë së kryeministrisë.

Greva e opozitës ndodhet në ditën e 19-të të saj, protestuesit duken të vendosur në qëndrimin e tyre, ndërkohë që nga faktori ndërkombëtar herë pas here bëhen apele për dialog politik në kuvend.

Top Channel