Greva, polemika PD-PS

19/05/2010 20:15

Polemikat mes femrave deputete demokrate dhe socialiste kane vijuar edhe jashte cadres se greves se urise. Ne nje deklarate per shtyp deputetja e PD, Albana Vokshi ka pershendetur vendimin, sipas saj, te kolegeve te opozites per te dale nga greva e urise.

“Ne emer te PD pershendes vendimin e kolegeve te PS per t’u larguar nga caddra jodinjitoze te ngritur ne Tirane nga kryetari i bashkise se Tiranes, zoti Edi Rama. Shpreh kenaqesine qe koleget deputete ndodhen prane familjeve te tyre”, ka deklaruar Vokshi.

Por i menjehershem ka qene reagimi i deputeteve te majta, te cilat nga pavioni i spitalit ku jane te shtruara i quajten deklaratat ironike dhe jo te denja.

“Pavaresisht se kuptojme kundershtite politike, ata duhet ta kuptonin me humanizem se koleget tane dhe qytetaret po sakrifikojne veten e tyre per nje mission fisnik, nga i cili do te perfitonin te gjithe, edhe Albana Vokshi”, ka pohuar Olta Xhacka.

Ne te njejten linje eshte shprehur edhe deputetja tjeter, Shegushe Ligori, e cila ka theksuar se nisma e PS i sherben te ardhmes se femijeve.

“Duhet qe ata te heshtin sepse Shqiperia qe ne duam te ndertojme do jete nje Shqiperi e lire jo vetem per femijet tane, por per femijet e te gjithe Shqiperise”, eshte shprehur ajo.

Pas debateve te disa diteve me pare mes deputetes Raimonda Bulku dhe kolegeve te saj te majta, qe gjendeshin ne ate kohe ne greven e urise, kete here debati ka perfshire edhe te zgjedhuren per here te pare te PD, Albana Vokshi.

Top Channel