Familjarët e grevistëve protestë para KE-së

19/05/2010 12:00

Paraditen e sotme në diten e 19-të të grevës së urisë, mjeket ne cadren spital te greves se urise ne bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë nxjerrë dhe dërguar për mjekime të metejshme deputetin e Vlorës Eltar Deda. (UPDATE)

Ai ka shfaqur probleme te theksuara per shendetin ne diten e 19 te greves se urise. Jane gjithesej 62 greviste qe kane dale nga greva ne gjendje te rende. Disa vazhdojne te marrin mjekime. Gjendja e grevisteve te tjere qe kane ngelur ne cader eshte vertete shume e renduar. Pjesa me e madhe e tyre jane nen vezhgim te vazhdueshem nga mjeket sepse kane shfaqur probleme te trenda ne lidhje me presionin e gjakut, dhimbje te fort ate stomakut dhe dobesi te theksuar trupore. Mbi shendetin e tyre kane ndikuar shume edhe kapricot e motit, temperaturat e ulta gjate nates.

Nderkohe pak minuta me pare eshte zhvilluar nje proteste e familjareve te grevisteve, deputeteve dhe militanteve socialiste. Ata jane grumbulluar para selise se perfaqesise se Komisionit Europian, duke kerkuar reagimin e nderkombetareve.

Top Channel