Durrës, nisin punimet për kthimin e një anijeje në det

19/05/2010 12:20

Rimorkiatorët “Dyrrah” dhe “Epidamn” kanë nisur manovrat për nxjerrjen nga rëra dhe kthimin në det të anijes 3 mijë tonëshe “Emeli” e cila këputi spirancen dhe doli në breg gjatë fortunalit që perfshiu gjirin e Durresit mëngjesin e së shtunës.

Ecuria e manovrave nuk ka qene fort e mire, pasi drejtimi i eres ka ndikuar negativisht ne ardhjen e batices qe parashikohej te lehtesonte terheqjen. Pak muaj me pare nje tjeter anije doli ne breg per shkak te motit te keq dhe ne pamundesi per te perballuar operacionin e kthimit ne det anija u pre per skrap dhe pjese te saj ndodhen ende ne bregun e pare te detit, duke i dhene plazhit te Durresit ne kete fillim sezoni nje imazh jo fort te kendshem ne kete pjese te tij.

Kushtet e paqendrueshme atmosferike kane bere qe dhe ccelja e sezonit turistik ne Durres te shtyhet per ne nje date ende te pacaktuar.

Top Channel