Dietë e shëndetshme? Detajet nuk duhen harruar

19/05/2010 12:55

Gjatë punimeve të kongresit “Experimental Biology 2010” që po zhvillohet në Kaliforni, një kërkues ka shpalosur studimin e tij në lidhje me dietën që duhet përdorur për të pasur një tryezë sa më të shëndeshme.

Sipas tij, një njeri duhet të ndryshojë disa detaje të vogla në kuzhinë për të pasur mundësi që të gatuajë gjëra sa më të shëndetshme. Kërkuesi që është edhe drejtues i “Food and Brand Lab” Cornell University, beson se ndryshimi i menyrës së organizimit të kuzhinës, si psh menyra si i servirim ushqimet, na ndihmon të ruajmë një linjë të mirë të ushqyeri.

Studimi që titullohet “Shërbe këtu, ha aty” thekson se njerëzit marrin 20 kalori më pak nëse udhqimin e transportojnë nga kuzhina për në dhomë apo ballkon. “Eshtë më e lehtë të marrësh një mollë në banak se sa të bësh një fetë me marmalatë”, thekson Wansink.

Efikasiteti i trukut ambiental vihet re brenda 20 ditësh tek njerëzit që ndryshojnë ambient gjatë ngrënies. Një tjetër mënyrë është fshehja e ushqimevë më pak të shëndetshme dhe të mos mbajmë televizorin asnjëherë në kuzhinë. Edhe celulari i ndezur është i dëmshëm për shëndetin, pasi përvecse tregon mungesë kulture, ndoshta duke folur na vjen dëshira për të ngrënë një pjatë më tepër.

Top Channel