Australi, “Qantas” akuzohet për ripërdorimin e lugëve

19/05/2010 10:00

Kriza botërore ka detyruar edhe firmat më të mëdha në botë të kursejnë cfarë të munden.

Kjo ka ndodhur në Australi ku kompania ajrore “Qantas” mendohet se ka përdorur disa herë mjetet e shërbimit katering të ushqimit. Sipas “Daily Telegraph” kompania i ka përdoruyr disa herë pirunët dhe lugët plastike me të cilët ushqehen pasagjerët në bord.

Një person që punon për një shoqëri furnizuese rrëfen se kjo ka ndodhur vetëm për udhëtimet brenda vendit. Nga ana tjetër “Qantas” mohon gjithcka. “Nuk është absolutisht e vërtetë që pirunët dhe lugët lahen 30 herë rresht. Maksimalisht lahen tre herë, në varësi të gjendjes”, reagon kompania.

Mjetet “përdor dhe hidh” u serviren vetëm udhëtarëve të klasit “economy” sepse në “bussines” përdoren lugë metali. “Janë shumë të pastra” shprehet një zëdhënës i kompanisë që mbron politikën e riciklimit.  

Top Channel