Vrasje mes policësh në Bushat

18/05/2010 17:35

Një efektiv i policisë së Shkodrës humbi jetën i qëlluar nga kolegu i tij pak minuta para se të dy të ndërronin shërbimin.

Ngjarja ndodhi prane Postes se Policise se komunes Bushat. Ramoz Ademi dhe Ton Jakini te dy policë ishin duke ecur se bashku per te shkuar ne posten e policise ku do benin dorezimet per lenien dhe marrjen e sherbimit.

Gjate rruges ata jane grindur per shkak te nje mosmarreveshje teresisht banale dhe kane nisur ne fillim te ofendohen me pas kane shkembyer grushta. Zenka ka degjeneruar deri sa shtetasi Ramoz Ademi ka nxjerre pistoleten e sherbimit dhe ka qelluar mbi kolegun e tij Ton Jakini te cilin e ka vrare ne vend.

Pas krimit autori i ngjarjes është larguar nga vendngjarja, duke shkuar në shtëpi. Pas negociatave që nuk kanë zgjatur shumë, polici vrasës është bindur që të vetëdorëzohet.

Dy policët Ademi dhe Jakini punonin bashkë prej 7 vitesh neë postën e policisë Bushat në sektorin e rendit dhe qetësisë publike.

Top Channel