Topi: Zgjidhje ligjore

18/05/2010 14:05

Presidenti i Republikës tha se Shqipëria i ka te gjithë mekanizmat ligjore për ta zgjidhur krizën politike.

Duke iu referuar dërgimit të ceshtjes e Komisionin e Venecias, Topi tha nuk eshte institucioni i tij që mund ta bëjë këtë, por duhet të vihen në lëvizje strukturat përkatëse. 

“Kjo është një çështje që sigurisht po krijon një lloj situate jo të këndshme, sepse njerëzit padyshim janë të ndjeshëm, institucionet kanë nevojë që të funksionojnë në tërë dimensionet e veta. Gjithsesi çelësi i suksesit është dialogu politik, afrimi i dy palëve; së pari për të ri-instaluar dialogun; pastaj për t’u futur në ato terma të cilat mbi të gjitha janë mekanizma ligjorë. Pra sot ne nuk jemi në një moment kur kemi mangësi strukturash institucionale dhe mungesë dijesh. Unë mendoj që janë të gjithë instrumentët për të shkuar drejt zgjidhjes së një krize, e cila së paku për mekanizma ligjore dhe institucionale nuk mungon. Pra duhet edhe vullneti dhe i inkurajojmë.Problemi është më se i qartë. Këtu nuk është problemi nëse jua kërkojnë, është problemi që ekzistojnë të gjitha mundësitë e institucioneve, e partive politike, e 28 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Lexoni Kushtetutën, lexoni ligjet sesi mund të vihet në lëvizje Gjykata Kushtetuese dhe pastaj për të kaluar në Komisionin e Venecias dhe si mund të vihet në lëvizje ky Komision. Pra janë gjëra shumë të qarta, mjafton t’i studioni dhe t’i interpretoni mirë”, u shpreh Presidenti.

Top Channel