Topi: Më shumë angazhim për fëmijët jetimë

18/05/2010 17:20

Në Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve, Presidenti i Republikës Bamir Topi si edhe ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers kanë marrë pjesë në veprimtarinë artistike të zhvilluar me këtë rast.

Presidenti është shprehur në takim se mbështetja që ai ka dhënë për këtë kategori femijesh, nuk ka te krahasuar me misionin e pedagogeve dhe edukatoreve te institucioneve, qe kujdesen per ta.

Presidenti ka bere apel per me teper angazhim me te madh te gjithe shoqerise shqiptare ne mbeshtetje te integrimit te plote dhe te barabarte te ketyre femijeve ne jeten dhe zhvillimin e vendit.

Top Channel