Të ngasësh makinën? Sa e mërzitshme

Shoferë të çdo moshe dhe seksi, të gjashtë vendeve të ndryshme, të bashkuar nga i njëjti ves: të drejtojnë makinën duke bërë diçka tjetër.

Ka nga ata që në timon puthen me partneren ose partnerin e ulur pranë, ka nga ata që shkojnë më shumë dhe kryejnë akte seksuale, kush përgjigjet në e-mail me smartphone-n e tij ose dërgon sms.

Ka nga ata që trukohen dhe ndërrojnë veshjen, përveçse telefonatave që janë pothuajse të zakonta.

Përmbledhja është bërë nga një kërkim i institutit Lindberg International, sipas të cilit gjatë drejtimit të makinës bëhet gjithçka, përveçse mbahen duart në timon.

Kërkimi është bërë në Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Rusi, SHBA dhe Japoni.

Top Channel