Shpiken këpucët që prodhojnë energji

18/05/2010 17:30

Nga pamja e jashtme mund të ngatërrohen shumë lehtë me këpucët e zakonshme, por nuk janë tamam të tilla.

Bëhet fjalë për këpucët që mund të prodhojnë energji duke ecur. Shpikja më e fundit është prezantuar në Romë gjatë konventës telemjekësore të organizuar nga Zyra Shëndetësore e Mbrojtjes.

Kjo teknologji mund të përdoret në misione ushtarake por në të ardhmen edhe nga astronomët. Nuk janë vetëm këpucët që mund të prodhojnë energji, pasi një gjë të tillë mund ta bëjë edhe canta, eficenca e së cilës rritet me rritjen e peshës.

Top Channel