Ligjet, komisioni shqyrton kandidaturat për Gj.K

18/05/2010 10:00

Tre juristët e emëruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese përballen sot me deputetët e mazhorancës, për të paraqitur profilin e tyre.

Në Komisionin Parlamentar të Çështjeve ligjore zhvillohet seanca dëgjimore me Vangjel Kostën, Altina Xhoxhajn dhe Bashkim Dedjen.

Kandidatët për të qenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese u pyetën rreth cështjeve të karakterit politik, në një komision ku mungonin përfaqësuesit e opozitës.

Top Channel