Ligj i ri për mjedisin

18/05/2010 16:10

Gjatë dy dekadave të fundit mjedisi ka pësuar dëmtime që do të duhen disa dhjetëvjecarë të ripërtërihen. Biznesi dhe individë të ndryshëm kanë shkatërruar pasuritë natyrore dhe në shumicën e rasteve ata nuk kanë paguar asnjë gjobë.

Kjo për faktin se strukturat shtetërore nuk kanë qenë të koordinuara. Një projektligj i ri përcakton qartë detyrat e Ministrisë, Agjencive dhe Inspektoriatit të Mjedisit i cili duhet të kryejë kontrolle, të gjobisë dhe vjelë gjobat.

“Ne kemi Agjencinë e Mjedisit që është një institucion që duhet të jetë në nivelin e duhur profesional”, theksoi ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu.

Ndërkohë ekspertja Naris Panariti u shpreh se detyrat e Ministrisë janë të lidhura me hartimin e politikave, ndërsa të agjencisë me zbatimin e tyre.

Shqiperia perballet me shume probleme mjedisore, te cilat kane nje kosto te larte ekonomike. Ajri edhe uji i ndotur jane burime semundjesh kronike ose jo qe kane prekur nje pjese te madhe te popullsise. Ne Tirane perbajtja e pluhurit te respirueshem eshte shume me i larte se normat e lejuara, nderkohe qe deme te medha jane konstatuar ne pyje, lumenj dhe ne bregdet.

Top Channel