Kërkon online vajzën e trenit

18/05/2010 16:30

E ka parë vetëm një hërë në tren nga Cardiff-i në Bristol në orën 7 të mbrëmjes të 6 majit të shkuar, dhe nga atëherë Keir Moffatt nuk arrin ta harrojë “vajzën me rrethin blu”.

Të dy kishin shkëmbyer disa fjalë, por 26 vjeçari, i turpshëm, nuk ka patur kurajon të shkojë më tej duke i kërkuar emrin apo numrin e telefonit.

Kështu që ajo është zhdukur me të zbritur në stacion, duke e lënë të riun me keqardhjen e një rasti të humbur.

Nga këtu ka lindur ideja e hapjes së një faqeje në Facebook për t’u përpjekur të gjejë “Mistery Train Girl”.

Në më pak se një natë, kanë mbërritur më shumë se 1 mijë kërkesa për kontakt, që sot kanë shkuar në thuajse 14 mijë, me mesazhe mbështetëse dhe urime nga çdo anë e botës, nga SHBA-të në Lindjen e Mesme.

Top Channel