Gaza, Hamas ekzekuton tre persona
18/05/2010 13:45
Lëvizja islamike e Hamasit, që de fakto është në fuqi në Rripin e Gazës, ka ekzekutuar dënimin me vdekje për tre persona.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë lëvizja palestineze, përmes një komunikate në të cilën thuhet se personat e ekzekutuar akuzoheshin për vrasje.
Me ekzekutimet e reja Hamas ka injoruar plotësisht apelet e vazhdueshme të organizatave humanitare palestineze dhe ndërkombëtare.
Top Channel