Epidemia, ende pa pergjigje

18/05/2010 19:55

Dhjetë ditë pas epidemisë në qytetin e Ballshit, ende nuk ka një përgjigje zyrtare për shkakun e saj.

Numri i të sëmurëve që morën ndihmë në spitalin e Ballshit, sipas Drejtorisë së Shendetit Publik është 784 raste. Ndërkohë qe dhjetra të tjerë kanë refuzuar të kurohen në spital, por kanë marrë mjekim në shtëpi.

Deklarimet se shkak i kesaj epidemie ishte perzierja e ujit te pijshem me ujrat e zeza, kundershtohen nga drejtori i ujesjelles kanalizimeve ne Ballsh. Nurmi i te prekurve nga ky helmim masiv eshte afersisht 10% e popullsise qe ka qyteti. Ne bashkine e Ballshit jetojne 12.500 banore,

Top Channel