Bosh: Të gjendet menjëherë zgjidhja

18/05/2010 22:45

Pas një heshtje që zgjati katër ditë, ambasadori i OSBE-së Robert Bosh ka folur sërish për krizën politike në vend përmes një deklarate të shpërndarë nga vetë zyrat e OSBE-së.

“Kam vërejtur numrin e madh të komenteve publike të bëra pas përgjigjes që  i dhashë medias, të premten e kaluar, në lidhje me situatën politike aktuale”, shprehet ambasadori Bosh.

“Theksoj edhe njëherë se, pas nëntë muajsh të gjatë, klasa politike shqiptare duhet të gjejë pa humbur më kohë një zgjidhje për të cilën bien dakord të dyja palët. Prandaj, çdo zgjidhje e tillë duhet të jetë në përputhje me parimin e transparencës dhe me kornizën ligjore shqiptare”, mbyllet deklarata e shkurtër e zotit Bosh.  

Të premten ambasadori Bosh deklaroi se kishte një draft kompromisi që mbështetej nga faktori ndërkombëtar dhe u kërkoi dy liderëve të mazhorancës dhe opozitës ta pranonin atë menjëherë.

Top Channel