Berat e Bulqizë, reshjet shkaktojnë probleme

18/05/2010 12:25

Mjaftuan dy dite me shi qe te rikthehen permbytjet dhe rreshkitjet e tokes ne disa pjese te vendit.

Prurjet e lumit te Lapardhices ne Berat kane dale nga rrjedhja normale duke permbytur tokat bujqesore. Demet me te medha jane shkaktuar ne fshatin Sheqez te komunes Lumas, ku pompa e ujit te pijshem ne kete fshat eshte permbytur.

Mengjesin e sotem depoja e ujit te pijshem ne kete fshat eshte shkaterruar, pasi eshte mare me vete nga prurja e lumit duke lene pa uje te pijshem 850 banore ne kete fshat.

Edhe nje ure qe lidh fshatrat ne komunen Lumas eshte demtuar rende ne nje prej kembeve te saj. Drejtuesit e komunes kane vene ne dijeni prefekturen. Prane ures eshte vendosur nje sherbim policor per te mbajtur nen kontroll situaten ndersa eshte kerkuar ndihma e emergjencave civile.

Nderkohe u bene 2 muaj qe mbi 20 shtepi te komunes Fushe-Bulqize jane rrezikuar si pasoje e rreshqitjet e tokes. Nje pjese e banoreve jetojne ne çadra ne kushte te veshtira. Banoret e fshatrave te rrezikuara kane kerkuar ndihmen e prefektures per t’i shpetuar shembjeve perfundimtare te banesave te tyre.

Top Channel