Ngjela: Nuk jemi qeverisur nga elitat

17/05/2010 18:55

Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela e ka cilësuar protestën e opozitës si nismën më të madhe që ka përfshirë Shqipërinë pas shpalljes së pavarësisë.

Gjatë fjalës së tij në protestën e sotme, avokati është shprehur se vendi ndodhet në këtë situatë negative pasi nuk është qeverisur nga elitat.

“Kjo është nisma më e madhe që pas shpalljes së pavarësisë. Kjo situatë ka ardhur sepse nuk na kanë drejtuar elitat. Nuk na kanë drejtuar asnjëherë dhe ka ardhur koha që të jemi të vëmendshëm, sepse kemi shansin historik për të larguar nga pushteti një kryeministër banal”, iu është drejtuar Ngjela pjesëmarrësve në protestë.

Ashtu si dhe herët e tjera, Ngjela nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe kreut të saj, duke theksuar se ajo jeton duke u mohuar të drejtat qytetarëve.

“Janë njerëz të shterruar që synojnë të jetojnë me vjedhjen e madhe. Ju do hyni në histori si njerëzit që i thyet hundët këtij kryeministri”, ka shtuar Ngjela.

Top Channel