Leskaj: Greva, sakrificë për shqiptarët

17/05/2010 18:35

Ka nisur para pak castesh protesta e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Deputetja e PS, Valentina Leskaj, në fjalën e saj ka deklaruar se opozita do të vazhdojë me sakrificën e saj.

“Grevistët po bëjnë sakrifica për të gjithë ne. Forca jonë qëndron tek rezistenca. Vendosmëria është përballja më e mirë”, ka deklaruar Leskaj.

Deputetja socialiste i ka bërë thirrje kryeministrit Berisha, “që ta harrojë mundësinë se opozita do të lodhet dhe do tërhiqet”.

Top Channel