Greva, Rama: Gati të tjerë njerëz

17/05/2010 15:00

Cdo ditë që kalon shton numrin e grevistëve të urise që detyrohen të lënë grevën në gjendje të rënduar shëndetësore. (UPDATE)

Pas grevistëve që janë dërguar në spital pas mesnatës dhe paradite, mesditën e ditës së 17-të të greves, janë larguar nga cadrat me urgjencë edhe deputetja Ermonela Felaj dhe qytetarja greviste Flora Hasanaj. Por ndërsa numri i grevisteve të larguar ka shkuar në 50-të, brenda ambienteve ku zhvillohet greva, në dy cadra qëndrojnë mbi 15 grevistë të cilët monitorohen cdo moment nga mjekët pasi gjendja e tyre është përkeqësuar në ekstrem.

“Janë 15 persona te tjerë që janë më rëndë dhe ne po kujdesemi në mënyrë të vecantë për ta. Por në përgjithësi të gjithë grevistët janë në gjendje të rëndë dhe ne po i mbajnë në monitorim të gjithë parametrat”, u shpreh mjekja e grevistëve, Alketa Hila.

Gjendja e grevistëve rëndohet edhe më si pasojë e kushteve atmosferike, të cilat ndryshojnë dhe përkeqësojne gjendjen psikologjike dhe fizike të grevistëve. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka qene sërish ne Spitalin Infektiv ku jo vetem ka takuar deputetet dhe qytetaret greviste ne gjendje te rende shendetesore, por ka riperseritur mesazhin per gjetjen e një kompromisi mes paleve.

“Kjo është një grevë që jo vetëm nuk do të ndalet me shterrimin e fuqive fizike të atyre qe e kanë nisur por do të intensifikohet dhe do të vazhdojë, se shumë të tjerë kanë shfaqur gatishmërine e tyre për t’u bërë pjesë e casdrës. Bëj apel për ta zgjidhur me forcën e arsyes këtë krizë dhe për ta zgjidhur në interes të të gjithëve dhe jo për t’u vendosur në barrikadë në pozicionin kokëfortë të pushtetit”, theksoi Rama.

Numri i grevisteve te cilet qendrojne brenda cadres se ngritur para kryeministrise ne diten e 17-të ka pesuar nje ulje, pasi gjate ketyre diteve numri i grevisteve te larguar per shkak te rendimit te gjendjes shendetesore është rritur ndjeshëm.

Top Channel