Gjarpërinj dhe akrepa në apartament

17/05/2010 16:30

Gjarpërinj me zile, merimanga gjigande, akrepa dhe kafshë të tjera ekzotike shumë të rrezikshme janë sekuestruar nga agjentët e policisë së Torinos, të gjetura në një apartament.

Hetimet nisën pas një sinjalizimi që denonconte izolimin e kafshëve të rrezikshme në një banesë private.

Autoritetet kanë inspektuar apartamentin e një 35 vjeçari, rezident në Torino, duke konfiskuar rreth 30 kafshë ekzotike.

Gjallesat të papajisura me një dokument të nevojshëm për të përcaktuar prejardhjen, mbaheshin në ndarje xhami te vendosura në pjesë të ndryshme të banesës.

Top Channel