Booklet 3G, kompjuteri i parë i Nokia-s

17/05/2010 16:00

Ishte lajmëruar në mënyrë të beftë vitin e shkuar, kompjuteri i parë i Nokia-s, që pjesën më të madhe të aktivitetit të saj e ka të orientuar drejt celularëve.

Booklet 3G kishte tërhequr vëmendjen për dizajnin e tij dhe për disa karakteristika teknike, por më pas nuk është folur më për të.

Tani shfaqet sërish dhe për të është hapur edhe një debat publik.

Gjëja që bie më shumë në sy është pamja e jashtme e këtij kompjuteri.

Nokia eviton termin netbook për këtë produkt pasi nuk kërkon të krijohen konfuzione me këtë kategori të mini-pc, të percepuar zakonisht si produkte “low cost” dhe pak tërheqës.

Por edhe pse bëhet fjalë për një netbook për nga dimensionet e ekranit dhe komponentëve hardware, është evidente se objektivi është përfaqësimi i një alternative më kompakte edhe se MacBook-ët.

Dhe pikërisht portablët e Apple kanë qënë frymëzimi i dizajnit.

Top Channel