Berisha: Rama t’i kërkojë ndjesë elitës

17/05/2010 13:40

Kryeministri Sali Berisha i kërkoi sot kryetarit të opozitës, Edi Rama që t’i kërkojë falje elitës, pas etiketimeve bërë ndaj një numri intelektualësh, artistësh, figurash shqiptare, të cilët reaguan ndaj grevës së urisë.

“Rama duhet t’i kërkojë ndjesë elitës së kombit për etiketimet e bëra ndaj saj, duke përdorur fjalë që nuk janë të denja për asnjë qytetar. Elita është arkitektja, gardiania, por edhe ndërtuesja e identitetit të kombit. Kjo klasë reagon sepse qëmton të vërtetat shiptare në cdo fushë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri akuzoi Ramën se grevën po e bën për interesat e tij personale, duke ngritur para selisë së qeverisë, atë që Berisha e quajti kamp përqendrimi-burgimi.

Berisha siguroi se do të respektojë grevën e urisë dhe se nuk do të japë asnjë urdhër për largimin e cadrës së protestuesve, duke akuzuar sërish Ramën se nuk po lejon transparencën brenda saj.

Top Channel