“Banda e Durrësit”, refuzon të flasë dëshmitarja

17/05/2010 15:55

Ish-miss Skrapari Valbona Jaho, e mbrojtur nga drejtesia per llogari te procesit ndaj bandes se Durrësit pritej të vijonte dëshminë e saj në adrese të të pandehurve, por nuk ka arritur të flasë në seancën e radhës për shkak të një semundjeje të befasishme.

Deshmitarja e drejtesise Jaho ne celje te procesit pasi u be apeli i paleve i tha gjykates se ishte semure e nuk mund te deshmonte, duke nderprere seancen per here te dyte brenda pese diteve.

Avokatet thane per Top Channel se pas deshmise se dhene te enjten e kaluar ku vajza hodhi poshte nje pjese te konsiderueshme te rrefimit te meparshem prej te cilit fitoi edhe statusin, ka mundesi qe te kete perdorur semundjen si preteks per te vonuar procesin. Kjo pasi ne deshmine e dhene se fundmi rrezohen pothuajse deklaratat ku deshmitarja implikon pjesetare te bandes ne mjaft ngjarje, e per pasoje nese do vijonte te fliste ne te njejten rrjedhe vajza rrezikon te merret e pandehur ose te arrestohet.

Prokuroria nuk jep asnje koment nese deshmitarja e saj ka mundesi te jete kercenuar apo jo, si dhe cili do te jete statusi i saj nese ajo refuzon te flase sipas deshmise fillestare dhene ne organin e akuzes. Valbona Jaho se bashku me te motren prej muajsh mbrohen dhe ruhen nga Drejtoria e Mbrojtjes se deshmitareve dhe bashkepuntoreve te drejtesise.

Gjate kohes qe ajo se bashku me Adriatik Colin moren kete status u fol qe bukuroshja nga Skrapari menjehere sapo t’i jepte fund deshmise se saj do te largohej menjehere nga Shqiperia, me identitet te ndryshuar. Tashme qe qendrimi i Jahos eshte lekundur, e lekundur duket te jete edhe prokuroria se cfare do te beje me te ne rast se ajo semuret serish, duke lene pa zbardhur pjesen kur u trafikua jashte vendit si dhe kur u mor peng ne Tirane.

Top Channel