Stuhia lë pa drita Kukësin dhe Tropojën

16/05/2010 10:00

Moti i keq me erëra të furishme ka prekur veriun e vendit ku shumë prej zonave malore kanë pësuar dëme materiale dhe janë në errësirë të plotë.

Kukësi ka kaluar një natë jo të qetë ku stuhia ka rrëzuar disa pemë, të cilat kanë dëmtuar catitë e disa shtëpive, ndërsa 4 lagje të qytetit janë pa energji elektrike.

Mungesën e energjisë elektrike e vuajnë edhe disa fshatra të këtij rrethi. Situatë e njëjtë paraqitet edhe në Tropojë ku qyteti ndodhet në errësirë.

Top Channel