Brazil, digjet laboratori më i madh i zvarranikëve

16/05/2010 10:50

Një zjarr i madh ka shkrumbuar një laborator për zvarranikët, i cili ishte edhe koleksioni më i madh i gjarpërinjve në Brazil.

Lajmin e bëri të ditur drejtuesja e qëndrës shkencore. “Gjithë njohuritë e Brazilit ndodheshin aty. Këto janë 100 vjet histori të djegura”, theksoi Francis Franco në një intervistë për tv Globo.

Ajo shtoi se 70 mijë lloje gjarpërinjsh, merimangash e akrepësh të ruajtur prej vitesh, ishin mbledhur në të gjithë vendin. Shkaqet e zjarrit që përfshiu ndërtesën nuk dihen ende.

Top Channel