Tepelenë, gjykata liron protestuesit e PS-së

15/05/2010 11:45

Gjykata e Tepelenës liroi katër protestues të Partisë Socialiste, të cilët u ndaluan për bllokim të rrugëve kryesore.

Për Novruz Shehun, Përparim Hodon, Luan Gerbin dhe Astrit Pashën lihet në fuqi vendimi për detyrim paraqitjeje.

Ndërkohë një ditë më parë edhe 13 persona të tjerë të arrestuar për protestën e kryer në Tiranë, dolën para gjykatës nën akuzën e bllokimit të mjeteve te transportit.

Top Channel