Ipad, versioni prej ari 150 mijë euro

15/05/2010 14:00

Një strukturë në ar të plotë dhe diamantë më shumë se 25 karatësh: ky është versioni i ri i iPad i propozuar nga Stuart Hughes, guruja anglez i arit.

Modeli, në edicion të limituar (vetëm 10 pjesë), do të jetë në shitje për 130 mijë stërlina, rreth 150 mijë euro.

Do të jetë më shumë se 2.1 kilogramë dhe do të jetë në ar edhe logoja e Apple, një mollë me 53 diamantë të pastër.

Në faqen e tij “stuarthughes.com”, Hughes propozon edhe një “MacBook Air” në platin me 140 mijë stërlina dhë një në ar 24 karatsh për 220 mijë stërlina.

Top Channel