Bulqizë, Prifti inspekton minierat

15/05/2010 20:00

Minierat e kromit në Bulqizë janë inspektuar nga ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Së fundmi një grup task forcë po merret me cështjet e konflikteve që kanë lindur lidhur me burimet e kromit.

Drejtuesit e Ministrisë së Ekonomisë, në takimin e zhvilluar në Bulqizë thanë se në zonën minerare veprojnë një numër shumë i madh objektesh të palicensuara.

“Po punojmë për një status të vecantë. Ka përfunduar projekti dhe të hënën do të propozohet në qeveri. Ka një plan për të përmirësuar situatën në minierat tona, për të garantuar jetën e minatorëve dhe për të disiplinuar firmat që operojnë në këtë fushë”, ka deklaruar ministri Dritan Prifti.

Ministri kërkoi marrjen e masave në bllokimin e aktiviteteve të jashtëligjshme si dhe në eleminimin e punës së tre të miturve në këto miniera.

Por edhe vetë kompanitë që veprojnë në zonë kanë konflikte të forta mes tyre. Në Bulqizë janë regjistruar shpesh raste të përdorimit të armëve për mosmarrëveshje që lidhen ne mineralin e kromit.

Top Channel