Tibetianët me trup ‘supermeni’

14/05/2010 14:00

Tibetianët kanë një trup ‘supermeni’ dhe motivi gjendet në 10 gene të tyre. Këto gene zbulojnë arsyen se përse këta njerëz jetojnë në lartësi të mëdha.

Pasi janë bërë analizat e ADN-së në 75 tibetianë që jetojnë në lartësitë 4600 metra mbi nivelin e detit janë gjetur 10 gene tepër të rëndësishëm për frymemarrjen, në mungesë të oksigjenit.

Dy prej tyre janë të përfshirë në sintezë të një hemoglobine speciale më efikase për të kapur oksigjenin dhe për ta transferuar në trup.

Top Channel