Prefekti Kruja letër Ramës për shërbimin në Bashki

14/05/2010 23:05

Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja në një letër drejtuar kryetarit të Bashkisë Edi Ramës i kërkon atij të marrë masa të menjëhershme për përmirësimin e cilësisë së shërbimit në Bashkinë e Tiranës.

Në shkresën e tij prefekti Kruja shprehet se përfshirja e kreut të Bashkisë Rama, në mitingjet e PS-së, ka bërë që të ketë rënie progresive të nivelit të shërbimit nga Bashkia që ai drejton.

Për prefektin, veprimi i Ramës, bie në kundëeshtim me nenin 3 të ligjit për rregullat dhe etikën në administratën e shtetit.

Gjithashtu Prefektura Tiranë, kërkon edhe zhbllokimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Top Channel