Negociatat ngecin te fletët e votimit

14/05/2010 08:30

Negociatat mes pozitës dhe opozitës me ndërmjetësimin e ambasadorëve dhe kreut të shtetit kanë hyrë në një fazë intensive.

Burimet konfidenciale thonë për gazetën “Shqip” se parimisht është arritur një lloj mirëkuptimi për hetimin e kutive të materialeve zgjedhore, por nuk ka ende mirëkuptim për fletët e votimit.

Teksa sot në Tiranë mbahet mitingu i madh, paralajmëruar nga opozita, Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të largohet nga Tirana. Ai ka fluturuar që dje drejt Kroacisë, ku do të ndjekë punimet në një takim të BERZH-it.

Top Channel