Mladenov: Transparencë e bazuar në kushtetutë

14/05/2010 15:15

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, një nga vendet anëtare të Bashkimit Europian, Nickolay Mladenov, ka bërë pjese të deklaratës zyrtare situatën aktuale politike në Shqipëri, duke u kërkuar palëve të zgjidhin mosmarrëveshjet në parlament dhe jo në rrugë.

“Nuk mund të mos them disa fjalë për situatën aktuale politike në Shqipëri. Debatet e brendshme politike duhet të zgjidhen nëpërmjet procedurave parlamentare, nëpërmjet transparencës dhe rrugëve kushtetuese. Dhe ne i sugjerojme partive politike dhe liderëve politike në parlamentin shqiptar të gjejnë një zgjidhje për situatën aktuale, një zgjidhje që bazohet në parimet e transparencës, por edhe në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën e Shqipërise, si dhe në përputhje me angazhimet që ky vend ka marrë para Këshillit të Europës .Është pjesë e pjekurisë politike të tregohet konsensus dhe të arrihet marrëveshje në cështjet kyce për të ardhmen e cdo vendi, një nga të cilat është se mosmarrëveshjet zgjidhen nëpërmjet dialogut, në parlament dhe jo në rrugë”, tha Mladenov.

Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, përsëriti sërish qëndrimin e mazhorancës se zgjidhja gjendet tek formula ‘transparence duke respektuar Kushtetutën.

“Unë vazhdimisht kam bere thirrje për dialog, dialog dhe vetëm dialog. Kam bere te qarte se ka nje hapesire te mjaftueshme midis transparences dhe respektimit te Kushtetutës për t’i dhene një pergjigjje pozitive kërkesave të opozitës. Kam shprehur keqardhje për grevën e urisë dhe njëkohesisht nuk është ky një instrument për të zgjidhur këto cështje, aq me teper thirrje të cilat sfidojne kushtetutën dhe ligjin e këtij vendi. Une besoj se janë te gjitha mundësitë  dhe instrumentat demokratike dhe ligjore per t’i zgjidhur te gjithë keto pretendime, në mënyrë shumë civile dhe konstruktive”, u shpreh Meta.

 

Top Channel