Indi, gratë në zyra, por të mbuluara

14/05/2010 14:20

Një shkollë e njohur në Indi njofton se lejohet punësimi i grave myslimane nëpër zyra, por nuk lejohet që ato të dalin të pambuluara.

Sqarimi u dha pas dëshirës së shprehur nga një myslimane për të shkuar në zyrë pa velin islamik ‘Purdah’ që mbulon edhe fytyrën.

Autoritetet fetare sqaruan se një grua e denjë myslimane e cila ndjek ritet, është e lirë të punojë, konform rregullave të besimit që ka, pra duke mbajtur në kokë ‘Purdah’.

Top Channel